LIVE/ Jozefina Topalli “shpërthen” kundër Lulzim Bashës: Je katastrofa e PD

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli  doli  në një konferencë për shtyp në orën 14:00 të ditës së sotme.

Topalli akuzon: Basha po kërkon të mbajë peng partinë. Është katastrofa e  PD-së”

Ajo thotë se ishte Basha ai që e bëri timonier Ramën dhe pas kësaj ka hapur një garë të rreme për kryetar partie.

“Gara është e rreme. Procesi bëhet antistutor, ai po kërkon të mbajë peng partinë, dhe ti shmanget dhënës llogari”,- tha ajo.

“Demokratët nuk ia falin kurrë edhe sikur të manipulojë rezultatin. Basha është katastrofa e Partisë Demokratike, për taktikat e ngritura. Ai rrëzoi PD-në , dhe i dha ndihmën më të mëdha Ramës, bashkëpunëtorit të tij të natës. Ringritja e PD nis vetëm me largimin e Bashës. Ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statusin dhe forumet e PD,” u shpreh Topalli.

E lënë jashtë nga listat për kandidatët për deputetë të PD, Topalli tha se Basha do të provojë zemërimin e demokratëve nëse nuk pranon të çlirojë partinë nga pengmarrja.

“Nuk pranon barazi në garë. Nuk pranon rregulla të barabarta, nuk pranon konkurrentë idesh e personalitetesh. Nuk pranon debat. Basha tmerrohet nga forumi se tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim e debat. Këto janë kushte të panegociushme. I bëj thirrje Bashës të çlirojë pengmarrjen e partisë para se të provojë zemërimin e demokratëve. U bëj thirrje demokratëve të bëhemi bashkë të mbrohemi nga pengmarrësit. I them që është koha të mbrojmë të drejtën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat demokratike që na lidhin prej dekadash,” tha Topalli në konferencë.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/927109150747541/

LIVE/ Jozefina Topalli “shpërthen” kundër Lulzim Bashës: Je katastrofa e PD

Elvana më hot se kurrë, publikon foto

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko