“Banda e Durrësit”, lë qelitë e burgut Indrit Taullait pak orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

0
263

Pas orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila pranoi sot kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait, ky i fundit ka lënë qelitë e burgut.

Pas Lulzim Berishës, një tjetër drejtues i bandës së Durrësit pritet të lërë qelinë, për arsye shëndetësore.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë erdhi pas kërkesës së Taullait, pasi vuan nga sëmundje e rëndë, dhe se duhet të trajtohet në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

Anëtari të “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas.

Taullai, i cili tashmë është dënuar nga gjykata me 25 vite burg, akuzohet për disa vepra penale.

“Banda Durrësit”, ku ai bënte pjesë ka nisur të veprojë në qyteti bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here