E tmerrshme: ISIS detyron fëmijët të ekzekutojnë të burgosurit, duke i qëlluar me revole në kokë (Video)

0
152

Organizata terroriste Shteti Islamik vazhdon të rekruton të luftëtar të huaj e në veçanti fëmijë, që lehtë mund të indoktrinohen dhe të kryejnë krime të tmerrshme, dhe këtë gjë së miri e dëshmon videoja e postuar së fundmi.

Në të shfaqen dy djem të ri të veshur me të zeza, ku kanë detyruar dy të burgosur të gjunjëzohen para tyre pranë një ndërtese në Afganistan, transmeton Telegrafi.

Ata nuk kanë hezituar që t’i ekzekutojnë në mënyrën më brutale të mundshme, duke i qëlluar prapa koke me revole. Ata akuzoheshin nga ISIS-i për spiunazh, dhe ndëshkimi ishte ekzekutimi i tyre para objektivit të kamerës.

Këta të rinj rekrutohen nga udhëheqësit e lartë të ISIS-it, dhe më pas atyre u shpëlahet truri dhe përdoren si kamikaz dhe misione tjera kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here