Dëshironi që sot të gatuani diçka nga kuzhina italiane?

0
305

Pite italiane (Panzerotti me salsiçe)

Pitet nuk janë specialitet i një vendi, pasi këto të fundit i gjejmë në çdo shtet, por të gatuara në mënyra të ndryshme. Sot Living do t’ju japë recetën e piteve italiane.

Perberesit per 4 persona:
500g miell Manitoba ose miell për picë ● 25g maja birre e freskët ● 260ml ujë ● 2 lugë vaj
ulliri ● 10g kripë, 5g sheqer
Per mbushjen:
2 salsiçe të mëdha ● 250g djathë Ricotta ● 100g pançetë e prerë hollë ● 250g djathë Mozzarella ● 1/4 e një gote me verë të bardhë
● Na duhet gjithashtu vaj kikiriku për t’i skuqur, por në mungesë të tij mund të përdorni vaj luledielli.
Pergatitja e brumit:
1.Vendosim të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe i punojmë me duar derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. I japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me plastmasë dhe e lëmë për 60 minuta të vijë në temperaturë ambienti.

2.Marrim brumin dhe e ndajmë në topa të vegjël, rreth 40g secili. U japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe ku kemi shtruar letër furre, duke i pozicionuar larg njëri-tjetrit. I mbulojmë me pecetë të pastër dhe i lëmë sërish të vijnë për 60 minuta.
3.Ndërkohë përgatisim mbushjen. Salsiçet, të cilave ua kemi hequr lëkurën, i kemi copëtuar me dorë dhe i kemi vendosur në një tigan, i skuqim për pak minuta në flakë të fortë. U shtojmë pak verë të bardhë dhe kur ajo të ketë avulluar, fikim zjarrin. Djathin Mozzarella e ndajmë në kubikë dhe copat i vendosim për 10 minuta mbi një sitë të vogël, që të mos jenë shumë të lagështa. Pançetën e presim në rripa të hollë dhe për pak minuta e skuqim në një tigan që nuk ngjit, për ta bërë sa më krokante. Pas kësaj ia thithim yndyrën me letër thithëse, e vendosim në një tas dhe e lëmë të ftohet. Më pas, këtu shtojmë salsiçet dhe djathin Mozzarella të prerë në kubik.
4.Pasi të kemi përfunduar me mbushjen, hapim topat me majat e gishtave dhe u japim formë të rrumbullakët. Në mes
vendosim pak nga mbushja që përgatitëm, i palosim më dysh dhe i mbyllim mirë me pirun, që mbushja të mos dalë gjatë skuqjes. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan të thellë me shumë vaj. Pasi i skuqim “panzerotti”-t nga të dyja anët, i heqim dhe i vendosim mbi një pjatë të madhe me letër thithëse. Mund të shërbehen menjëherë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here