Zgjedhjet në Shqipëri: Këto qarqe kanë probleme me numërimin e votave. KQZ denoncon KZAZ

0
220

Vijon procesi i numërimit të votave në rang kombëtar. Nëse shumë qytete tashmë ka kaluar tashmë gjysma e numërimit të kutive. Por duket se në disa qarqe të vendit numërimi është duke ecur më ngadalë duke vonuar kështu procesin. KQZ denoncoi sot tre KZAZ që kanë pushuar numërimin deri në orën 17:00 në shkelje të Kodit Zgjedhor duke shpërdoruar detyrën. Ato janë KZAZ nr 74 Përmet, KZAZ 37 dhe 31 në Tiranë. Qarqet të cilat mbeten problematike deri më tani janë Tirana, në të cilën janë numëruar 368 kuti nga 1.198 Shkodra, ka numëruar 153 kuti votimi nga 421 në total, Elbasani, ka numëruar 170 kuti votimi nga 547 në total, Durrësi, ka numëruar 74 kuti votimi nga 460 në total. Dje, më 25 qershor u zhvilluan në Shqipëri zgjedhjet parlamentare prej të cilave do të zgjidhen qeveria e re për 4 vitet e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here