Meta mesazh nga Lezha: As jeta ime s’ka vlerë para votës së lirë të shqiptarëve sot

0
164

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të fortë nga Lezha, ku ndodhet sikundër tha në mbrojtje të votës së lezhjanëve. Ai ka dhënë të tjera detaje për plagosjen e militantit të LSI­së, duke akuzuar direkt policinë për mënyrën si e ka raportuar ngjarjen.

“Policia në Lezhë paguhet për të mbrojtur qytetarët e jo kriminelët. Siguria e Metës është e parëndësishme para sigurisë së lezhjanëve”, tha Meta.

Sipas tij, populli i Lezhës po e jep verdiktin e tij.

“Edhe 4 orë dhe bandat do gjunjëzohen. Liria e dinjiteti i shqiptarëve nuk kanë çmim. Të gjithë në votime, as jeta e Metës nuk ka vlerë para votës së lirë të shqiptarëve sot”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here