FOTO/ Mediu takime mbyllëse të fushatës në Domje dhe Kamzë

0
179
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim përmbyllës të fushatës në fshatin Domje, ku morën pjesë edhe figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, si Besnik Mustafaj dhe Jemin Gjana, të cilët ftuan banorët e kësaj zone, të mos lëvizin nga vota e tyre djathtas dhe të mos bëhen viktima të matrapazëve të votës.

Para qindra banorëve, duke i falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, por njëkohësisht edhe duke i përgëzuar për qëndrimin e tyre të palëkundur në bastionin e djathtë, Mediu deklaroi se të gjithë premtimet e “Republikës së Re” do të bëhen realitet, sapo Partia Demokratike të marrë qeverinë, duke forcuar pikë së pari, ekonominë.

Një tjetër takim madhështor ishte edhe në Kamzë, me banorët e Bathores, ku Mediu mbështeti dy kandidaturat e Partisë Demokratike, Ahmet Premçi dhe Flamur Hoxha.

Duke i bërë thirrje banorëve të Kamzës, që të votojnë nr. 6 Partinë Demokratike, Mediu u shpreh para tyre se tashmë 25 Qershori, do të shënojë ndarjen përfundimtare nga qeveria e bandave, e drogës, e korrupsionit, e batakçinjve të votës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here