E frikshme/ “Policët” tentojnë të rrëmbejnë me forcë 60 vjeçarin në Elbasan

0
188

Persona ende të paidentifikuar, të prezantuar si punonjës policie kanë tentuar të fusin me forcë në makinën e tyre një 60-vjecar me inicialet P.S në Elbasan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bishqem teksa 60-vjeçari po lëvizte nga një lokal për në banesën e tij. Pasi tentuan ta marrin në makinë me forcë, P.S ka kërkuar ndihmë dhe personat e panjohur janë larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:
Në datë 21.06.2017 rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Njësia Administrative Pajovë, persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç,banues në fshatin Bishqem, i cili po lëvizte nga një lokal për në banesën e tij. Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S. Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here