U qëllua me levë dhe u kërcënua me armë, Malaj nga Spitali Ushtarak: E bënë të inkriminuarit në bashkëpunim me policinë e Rilindjes”

0
172

Incidentet për LSI në këtë fushatë elektorale duket se pas shtohen. Pas dhunës ndaj kryetares së LSI dhe asaj të LRI në Pukë, një tjetër incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Një eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim është goditur me levë në kokë.

Prononcimi i Nora Malajt:

Sot ndjej keqardhje më të madhe qe jam pikërisht këtu  në Spitalin Ushtarak që të  bëj këtu këtë prononcim që është jashtëzakonisht i rëndë. Ku segmente të pa identifikuar, të policisë së Rilindjes  në bashkëpunim me të inkriminuar sot pa pikën e turpit, me papërgjegjshmërinë më të madhe qytetare dhe morale kanë goditur me levë dhe më  pas I kanë drejtuar levën një qytetari, një mësues një qytetar që po priste për takimin elektoral.

Është i pa  falshëm dhe i pa precedentë ky rast. Në një kohë kur themi për lirinë e njeriut dhe kur flasim për demokraci në e njerëzve nuk mund të mendojmë që këtë popull mund ta trembim duke dhunuar individin dhe duke marrë nëpër këmbë shenjtëria e votës dhe shenjtëria e jetës.

Askush nuk ka të drejtë të  marrë  jetën, as ai që ta jep dhe as ata që duhet ta gëzojnë. Sot ka ardhur momenti që t’u bëj thirrje të gjithëve që të heqim dorë nga kjo histori e trishtuar dhe e dhimbshme  duke pasur parasysh që kjo nuk është Shqipëria që ne duam. Shqipëria që ne duam është Shqipëria e vlerës është Shqipëria që bën zgjidhje të problemeve.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here