Vendosi që ta japë shembullin i pari dhe ti bashkohet thirrjes së kreut të PS-së Edi Rama. Shefi i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme Memo Çela ka vendosur të heqë kapelen e policit dhe të vendosë në kokë atë të PS-së.
Siç duket në zbatim të thirrjes së kreut të PS-së Edi Rama të bërë 3 ditë më parë në Kuçovë, sot në Vorë, shefi i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, Memo Çela, e ka hequr kapelen e policit dhe ka vënë atë të Partisë Socialiste.
Edhe pse është mundur që të mos dalë shumë në publik, Çela nuk ka shpëtuar pa u vënë re dhe fotografuar.