Thirrje për policinë, Meta sulmon Ramën: Është një njeri i papërgjegjshëm

0
144

Kreu i Kuvendit, presidenti i zgjedhur Ilir Meta i ka dhënë përgjigje Edi Ramës për deklaratën e tij që policia të dalë e të mbledhë vota pasi të përfundojnë orarin e punës.

“Në radhë të parë dua të uroj zonjën Tabaku, është një ogur i mirë dhe që reforma do të ecë përpara.

Dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht jo të paligjshme por tërësisht të papërgjegjshmërinë e kryeministrit Edi Rama për policinë e shteti, dua të dënoj heshtjen e drejtorit të policisë për këtë, që është një thirrje e hapur.

Kur unë e kam bërë të qartë tashmë se segmente të policisë që janë përgjegjëse për nxitjen e trafikut të drogës e kanë

Kam komunikuar me ministrin e brendshëm e kam përshëndetur për qëndrimin e tij i kam bërë të qartë sesi kryetar kuvendi dhe president i zgjedhur se do të komunikoj për largimin e çdo krimineli dhe vagabondi që kërkon të blejë vota dhe tjetërsojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë

Policisë i mjafton njolla e drogës se zgjedhje askush nuk mund ti prishë në Shqipërisë.

Nuk është çështje ndjese se rruga që ka ndjekur është rruga e presionit shikoni administratën sesi po e ndjek me autobusë unë.

Ai vetëm detyrën e zbatimit të ligjit nuk e ka pasur dhe nuk e ka dhe jam i bindur se në polici shumica duan të vazhdojnë punën dhe pas 26 qershorit duan të vazhdojnë karrierën s’kanë pse të bëhen palë me politikën.

Detyra e parë në 26 qershor është ndarja e policisë nga krimi dhe bandat se ka një lidhje është e qartë e kemi në Lezhë në berat edhe në Shkodër dhe në disa zona të tjera. Unë do të shkoj nën Lezhë të takoj kryetar e një fshati që është dhunuar”, është shprehur Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here