Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke verifikuar pjesëmarrjen në fushatë elektorale të 6 drejtuesve arismore në rrethe.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit sqaron se ka informacione se këta drejtues ushtrojnë presion mbi nxënësit dhe mësuesit.
Njoftimi i Ministrisë së Arsimit
Ministria e Arsimit dhe Sportit në respektim të të drejtave Kushtetuese dhe në vijim të deklaratave zyrtare te Departamentit të Administratës Publike mbetet e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore të përcaktuara për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe të drejtat e nëpunësve civilë përgjatë fushatës zgjedhore duke respektuar rregullat e sjelljes dhe të veprimtarisë brenda afateve kohorë të përcaktuar për të gjithë nëpunësit dhe drejtuesit.
Mbi bazën e informacioneve të raportuara, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konstatuar përfshirjen e disa drejtuesve e punonjësve arsimorë në fushatën elektorale, duke ushtruar presion në forma të ndryshme tek nxënësit dhe mësuesit dhe është duke bërë verifikimet e duhura mbi bazën e përcaktimeve ligjore, për personat e poshtëshënuar:
Gëzim Dema, Drejtor Shkolle në Iballë, Fushë Arrëz
Fadil Cenia, Drejtor Shkolle, Gramsh
Artur Malbuqaj, mësues Iballë, Fushë Arrëz
Kristi Dhori , sekretare pranë gjimnazit, Ersekë
Shpëtim Meta, mësues Iballë, Fushë Arrëz
Luljeta Brace Katundi, mësuese, Maliq
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë monitorimin e të gjithë institucioneve për të garantuar respektimin e të drejtave politike të nëpunësve civilë si dhe zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.