Çudia e FSHF-së, braktiset në autostradë autobusi i kombëtares shqiptare (Foto)

0
191

Autobusi i kombëtares shqiptare i cili është në pronësi të FSHF-së është braktisur prej 4 ditësh në autostradën Elbasan-Tiranë.

Mjeti që përdoret për udhëtimet brenda vendit të përfaqësueseve të moshave duket se ka pësuar një defekt të rëndë gjatë kthimit për në Tiranë të kombëtares U-21 pas ndeshjes kualifikuese ndaj Estonisë, të luajtur në “Elbasan Arena” më datë 12 qershor, shkruan Panorama Sport.

autobusi i fshf

FSHF-ja nuk ka bërë asnjë njoftim për ndonjë problem të hasur gjatë udhëtimit të futbollistë të përfaqësueses Shpresa.

Megjithatë autobuzi i parkuar në korsinë e emergjencës në autostradë tregon se në Federatë nuk kanë pasur kohë të merren me të duke parë dhe situatën e ngarkuar me ngjarje të ditëve të fundit, teksa trajneri Xhani De Biazi dha dorëheqjen nga kombëtarja A.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here