E frikshme, “balena blu” kthehet në epidemi, famulltari i Shkodrës zbulon tre raste gjatë kungimit

0
155

Rreziku që i kanoset fëmijëve shqiptarë nga loja “balena blu”, me sa duket është më i madh nga sa mendohej. Pas rastit të Gjirokastrës, ku një adoleshente rrëfente sesi kishte rënë pre e administratorëve të lojës, raste të tjera janë zbuluar në disa qytete të Shqipërisë.

Famulltati Dom Artur Jaku ka zbuluar tre raste të fëmijëve të përfshirë në lojën vdekjeprurëse “Balena Blu” gjatë kungimit të 70 fëmijëve në katedralen “Shën Stjefni” në Shkodër.

Dom Artur Jaku tregon edhe më në detaje se si një vajzë rreth 14 vjeç kishte arritur një nivel të lartë të lojës duke prerë në thikë dorën e saj dhe duke bërë në dorë balenën.

Vajza identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur mësohet se ka qenë në nivelin e 27-të të lojës “Balena Blu”, ndërsa mendohet se edhe fëmijë të tjerë janë të përfshirë në lojë.

Për shkak të shqetësimit të madh, prindërit duhet të monitorojnë kohën që fëmijët e tyre qëndrojnë në internet, pasi loja e rrezikshme “Balena Blu” i çon ata deri në vetëvrasje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here