Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta lëshoi lumë akuzash dhe kërcënime për kreun e ekzekutivit, me të cilin ai bashkëqeverisi për 4 vite, ndërsa thumboi edhe greun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin.
Nga Fushë-Kruja, Meta me ironi tha se të dy këta personazhe i njeh shumë mirë dhe sesa trima janë. Meta tha se Ruçi u arratis në 1996 në Greqi, veshur me fustane grash.
“Si ka dalë dopingu (Ramës). Nuk vë dot dorë ai mbi të drejtat e të rejave dhe rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri që u arratis në ’96 në Greqi, me fustan grash. E di mirë forcën e tyre unë, trimërinë e tyre. Fundi i Janukoviçit të Ukrainës do ju duket lule”, pohoi Meta