Meta: LSI ka tre tabu që nuk preken, stabiliteti, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi

0
158

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorët e Pustecit ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet të LSI-së për qarkun e Korçës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Pustecit z. Edmond Themelko, kandidatët e LSI-së për qarkun e Korçës, qytetar, simpatizant etj.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, z. Meta u shpreh se bashkëjetesa ndëretnike është një nga pikat kryesore të programit të LSI-së e cila duhet zhvilluar dhe ruajtur si garant i stabilitetit të vendit.

“Ne besojmë se Shqipëria është më e bukur, është më shpresëdhënëse, kur jemi të gjithë bashkë, por edhe kur këtë larmi të madhe, edhe kulturore, edhe etnike edhe fetare ne e ruajmë dhe e zhvillojmë si drita e syve. LSI ka vetëm tre tabu që nuk preken: e para është stabiliteti i Shqipërisë. Kjo më është e rëndësishme se çdo gjë tjetër. E dyta janë marrëdhëniet me fqinjët, sepse çdo acarim i marrëdhënieve me fqinjët cenon drejtpërdrejtë edhe stabilitetin e Shqipërisë. Dhe e treta është integrimi evropian i Shqipërisë”,- u shpreh z. Meta duke shtuar se Shqipërisë i duhet një drejtim i ri, që synon zgjidhjen e problemeve më jetike të qytetarëve shqiptare.

“Ndaj duhet një drejtim i ri për Shqipërinë, ndaj LSI do të jetë forcë e parë që të garantojë një drejtim të ri i cili synon të zgjidh problemet më jetike të gjithë qytetarëve që jetojnë në Shqipëri”,- u shpreh z. Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here