Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në fb, thekson se dikush duhet ti kërkojë llogari këtij kryeministri.
Sipas Manjanit, Rama vetëm kërkon llogari, por nuk jep llogari dhe ky është një paradoks që nuk qëndron. ”
“Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri!
Duhet të jepte llogari për çfarë bëri keq dhe të meritonte lavde për çfarë bëri mirë.
Por, në vend të japë llogari, kërkon llogari! I kërkon llogari kujt mundet: PD, LSI, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet!”, shkruan Manjani.
Nga Ylli Manjani
Paradoks.
——-
Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri!
Duhet të jepte llogari për çfarë bëri keq dhe të meritonte lavde për çfarë bëri mirë.
Por, në vend të japë llogari, kërkon llogari! I kërkon llogari kujt mundet: PD, LSI, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet!
Vetëm llogari nuk jep! Kërkon!
Kulmi është që opinioni e media e ndjekin në këtë marrëzi!
Hej, dikush ti kërkojë llogari këtij! Ai ka barrën të tregojë: ç’nuk bëri e ç’bëri keq. Pastaj ti jepet mundësia të kërkojë vota, por jo llogari të tjerëve!
Kryeministri kërkon llogari në zyrë e jo në fushatë!