Flet izraeliti të cilin De Biazi e quajti “bir k…”: Presioni mbi Shqipërinë, fitojmë ne

0
180

Në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” ishte heroi i Izraelit, ndërsa sot do të kërkojë të shënojë sërish kundër Shqipërisë në Haifa. Bëhet fjalë për kapitenin Eran Zahavi, i cili, në konferencën e djeshme për shtyp, theksoi se presioni bie mbi Shqipërinë.

“Nuk mund të thuhet me saktësi se rezultati i takimit Izrael-Shqipëri do të vendosë se kush do të pozicionohet i treti në grup. Po, pa dyshim është një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne në këto eliminatore. Presioni në këtë takim qëndron mbi Shqipërinë, pasi për ata është shansi i fundit për të synuar vendin e tretë në grup.

Kam besim te skuadra dhe ndihem më i bindur kur ekipi praktikon lojën sulmuese. Personalisht nuk shquhem si golashënues, por mundohem më shumë të shërbej për shokët e ekipit. Gjithsesi, shpresoj që ndaj Shqipërisë të jem gati dhe të shënoj”, ka thënë fillimisht sulmuesi i Izraelit.

Zahavi u bëri thirrje tifozëve që të mbushin stadiumin e Haifas, pasi ndaj Shqipërisë është një ndeshje që vendos shumë për ecurinë e Izraelit. “Besoj se do arrijmë t’i kënaqim tifozët. Nuk më pëlqen të dëgjoj njerëzit që flasin për fitore të lehtë. Ndoshta më mirë që nuk fituam ndaj Moldavisë”, përfundoi Zahavi.

Në ndeshjen e parë ai u bë protagonist i provokimit të Etrit Berishës, që më pas u ndëshkua me të kuq. Por pikërisht për këtë provokim, trajneri De Biazi nuk ngurroi t’i vendoste një epitet sulmuesit izraelit. “Etrit Berisha u provokua nga një bir k…”, ishin asokohe fjalët e teknikut kuqezi/Panoramasport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here