Mediu takim në Vorë: Vetëm PD është garante e të ardhmes së sigurtë

0
146

“Republika e Re me kryeministër Lulzim Bashën, do të jetë garantja e një të ardhme të sigurtë për familjet  tuaja, si dhe për të çuar vendin tonë drejt familjes evropiane” ishte mesazhi që kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu përcolli gjatë takimit elektoral në bashkinë e Vorës.

Para qindra simpatizantëve dhe përkrahësve, Mediu u shpreh për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. “Politika jonë ekonomike, është politika juaj  familjare, e të ardhmes tuaj, e kujdesit ndaj atyre që janë nevojë. Taksa e sheshtë 9%, më ulëta në rajon, do të sigurojë vende pune, fabrika, zhvillim në mbarë në Shqipërinë, do të bëhemi vendi më konkurrues në Ballkan.

“Deri më sot, për shkak të taksave të larta dhe të papunësisë, shqiptarët janë varfëruar dhe janë pasuruar në mënyrë korruptive vetëm njerëzit pranë Edi Ramës. Mbi 2.8 miliardë dollarë abuzime ka përcaktuar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Shikoni vetëm faktet. 300 mijë vende pune tha Rama se do të hapte gjatë qeverisjes së tij. Jo vetëm që nuk i hapi, por 100 mijë u larguan në Gjermani dhe rreth 200 mijë të tjerë kanë aplikuar për të emigruar në Amerikë” u shpreh Mediu në  fjalën e tij.

Gjithashtu Mediu u ndal edhe në fenomenin e shit-blerjes së votës, presion të cilit bashkia e Vorës i rezistoi në mënyrë heroike gjatë zgjedhjeve lokale të 2015.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Mediu u bëri thirrje edhe një herë përkrahësve dhe simpatizantëve të tij, që të gjitha votat duhet të shkojnë për nr. 6 Partinë Demokratike dhe për kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here