Putin: Askush nuk do mbijetojë nëse do ketë një luftë SHBA-Rusi

0
253

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një dokumentar që do të transmetohet në televizionin amerikan, thotë se “askush nuk do të mbijetojë” një luftë të mundshme ndërmjet dy vendeve me armatim atomik

Këto komente ai i bëri për regjisorin amerikan, Oliver Stone, gjatë një serie të intervistave për një film.

Kjo seri me katër pjesë, që do të fillojë të transmetohet më 12 qershor, po bëhet në kuadër të paraqitjeve publike të Putinit, në të cilat ai i ka ashpërsuar kritikat kundër Uashingtonit, të cilin e akuzon për përzierje në punët e Moskës dhe për shfrytëzimine NATO-s për interesa të veta të politikës së jashtme.

Sipas ekstrakteve që janë publikuar paraprakisht në Internet, këto çështje, po ashtu, paraqiten edhe në intervistat me regjisorin Stone, njofton Rel.

I pyetur nga regjisori, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin dominuese në “një luftë të nxehtë” me Rusinë, Putin është përgjigjur: “askush nuk do të mbijetojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here