Meta sulmon Ramën: Kur t’i dalë dopingu do kërkojë falje. LSI, partia e socialistëve dhe jo oligarkëve

0
267

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur haptas nga Berati për ‘luftën’ e ftohtë që ka nisur mes LSI-së dhe PS-së por tashmë me tone të rritura.

Ai tha se ish-bashkëkryetari i tij zgjodhi vendin e gabuar për t’i shpallur luftë LSI-së me shpifje të shëmtuara dhe të papranueshme, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Meta tha se në Berat ka pasur harmoni mes PS-LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës erdhi një kumarxhi që iu bën presion njerëzve.

“Kë grua socialiste ka hequr LSI këtu në Berat, Arta Daden apo Valentina Leskaj, apo shumë e shumë gra me kontribute të çmuara për t’i zëvendësuar me biznesmenë? Nuk i heq LSI-ja gratë socialiste por ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin për të hapur luftë me LSI-në me shpifje nga më të shëmtuara dhe më të papranueshmet. Berati e di shumë mirë se ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë këtyre viteve mes PS- LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi dhe ju bën presion njerëzve që të mos shkojnë me LSI-në. E di Berati dhe ndaj do votoj për LSI-në sepse kjo është partia e socialistëve dhe jo oligarkëve”, tha Meta.

“Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin. Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë, por kur t’i dalë dopingu do i kërkojë falje Petrit Vasilit. LSI e ka fuqinë tek rinia e Beratit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia e ka vendosur forcë të parë”, theksoi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here