VIDEO/ Ja si Veliaj replikon me kalamajtë e njësisë nr. 4, për ‘Republikën e Re’

0
187

Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës e ka intensifikuar ditët e fundit fushatën, sidomos pas paralajmërimit që i ka dhënë Rama për një rezultat spektakolar të PS-së në kryeqytet.

Ai ka qenë sot në një takim me banorët e njësisë nr. 4, ku i ka ndodhur një “incident” me disa fëmijë të vegjël. Gjatë fjalës së tij dy fëmijë të vendosur përballë kanë ngritur lart një bluzë ku shkruhej; “Republika e Re”.

Pas kësaj Veliaj ka devijuar fjalimin dhe është bërë qesharak duke replikuar me kalamajtë e lagjes duke shpërthyer në akuza për Bashën e Strazimirin, që janë kandidat në këtë zonë. Veliaj është shprehur se nuk mund të kandidohet si deputet Strazimi, pasi ai erdhi me pistoletë që të prishte parkun e lodrave tek liqeni artificial.

“Shof një çun të vogël aty me bluzën “Republika e re”. Lulit bluzat dhe lekët merrjani se të popullit janë, por votën PS, lalit dhe Edit. Se me lekët e popullit i kanë bërë nuk i kanë bërë me lekët e Holandës.

Meqë mu kujtua kjo Republika e re, e pashë që Republika e re, ta dëgjojnë edhe kalamajtë këtë: Republika e re i ka sjellë deputet kësaj zone, atë Strazimirin që shkoi me pistoletë të prishte parkun, këndin e lodrave. Republika e re i propozon njësisë 4 t’ju sjellë terminatorin e kalamajve. Pra njeriun që prish lodrat e kalamajve. Unë jam kurioz, si do vijë ai te lagjja juaj dhe si do justifikojë faktin që ka bërë hajvanllikun më të madh në jetë, të shkojë me pistoletë të prishë këndin e lodrave.

Ky lloj hajvani për ca i duhet njësisë 4. Kush është ai demokrat që zgjedh Strazimirin para kalamajve të vet, vetëm të jesh i luajtur mendsh. Nuk besoj se ekziston ndonjë demokrat që do më shumë pistoletën e Strazimirit sesa kalamajt e vet” , ju tha Veliaj fëmijëve të Njësisë nr. 4 në Tiranë.

http://www.dailymotion.com/video/x5pax8m_erion-veliaj-replikon-me-kalamajt_news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here