Transgjinori i njohur me emrin Anxhela është përfshirë sërish në një konflikt në kryeqytet, gjatë të cilit ka mbetur e plagosur.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 minuta në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë, ndërsa Anxhela është plagosur me thika.
Ndonëse nuk dihet ende se me kë është përfshirë në konflikt Anxhela, policia sqaron se ai ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është larguar.
Historia e transgjinorit Anxhela është e njohur për publikun, pasi ajo është përfshirë shpesh në konflikte, ndërsa të paktën tre herë ka tentuar vetëvrasjen. Anxhela, ose Fatojoni deklaron të jetë përdhunuar qëkur ishte në moshën 9-vjeçare nga burri i sanitares në spitalin e Shkodrës. Më tej ajo është kthyer në një përdoruese të rregullt të lëndës narkotike. Për të siguruar drogën u bë një punonjëse seksi, ku me lekët që fitonte blinte lëndën narkotike.