Lunaçek, thirrje qeverisë së ardhshme të Kosovës: Votojeni Demarkacionin

0
121

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj duhet ta votojnë Demarkacionin.

Lunaçek ka folur përmes një video-mesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe të botës të cilët kanë mbajtur një mbledhje simultative në Kosovë, ku edhe kanë diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton KlanKosova.

“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshëm dhe do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin – dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Studentët në këtë mbledhje kanë folur edhe për luftën ndaj terrorizmit, ndërsa për këtë çështje një mesazh e pati edhe Lunaçek.

“Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”, tha ajo.

Në këtë aktivitet ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Arsimit Bajramit, ministrit në largim të Arsimit, por asnjëri nuk ka marrë pjesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here