Sulmi terrorist në Londër, si u kthyen në heronj për 130 veta tre ish-ushtarët shqiptarë

0
223

Sulmi i fundit terrorist që tronditi Anglinë ndodhi në Londër ku 7 vetë humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Të shumtë ishin ata që u vunë në ndihmë të të plagosurve për t’i shpëtuar nga tre xhihadistët. Mes tyre ishin edhe tre ish-ushtrë shqiptarë  që kanë ndihmuar rreth 130 persona.

Huffington Post shkruan se pronari i restorantit “Borough Market” , ku ndodhi një prej sulmeve terroriste ka rrëfyer se si u ka ardhur në ndihmë klientëve të tij gjatë sulmit, bashkë me stafin, ku tre prej punëtorëve ishin ish-ushtarë nga Shqipëria.

“Tre prej stafit tim janë ish-ushtarë nga Shqipëria dhe ata dhanë kontributin e tyre maksimal për t’i ndihmuar klientët”, ka thënë pronari.

Referuar agjencisë së lajmeve “Amaq News Agency”, ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të së shtunës në Londër. Kjo bëhet e ditur nga kryetari i grupit inteligjent Site. Organizata terroriste ka marrë gjithashtu përgjegjësinë edhe për sulmin në Filipine edhe pse autoritetet atje e mohojnë që ky sulm të jetë shkaktuar nga terroristët. Ashtu si edhe këtë herë deklarata e “Amaq News Agency” nuk ka asnjë të dhënë, se pas këtyre sulmeve në Londër fshihet vërtet ISIS, shkruan “The Sun”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here