Humbja e Juventusit përballë Realit të Madridit me rezultatin 1-4 ka është pritur me hidhërim nga tifozët, por edhe me ironi politike.
Kreu i deputetëve të LSI-së, Luan Rama i cili njeh dhe simpatinë e Edi Ramës për ekipin Juventusit i ka kushtuar një status në Facebook pak pas përfundimit të ndeshjes.
“Si mund të fitojë Juventusi me një tifoz si Edi Rama që e ka mëndjen tek timoni!!!”,- shkruan Luan Rama.
Ndërkohë këshilltari i deputetëve të LSI-së, Dritan Kaba ka postuar një tjetër status ironik në Facebook për Kryeministrin. “Mirë shqiptarët dhe Hillarin i more në qafë, po me Juven cfare pate!?!”,- shkruan Kaba.
Edi Rama njihet si një tifoz i “çmendur” i Juventusit dhe ekipeve italiane. Mirëpo sa herë që ai bën tifo për një skuadër, zakonisht ato humbasin. Edhe sot humbja e Juventusit për një pjesë të sportadëshesve i është faturuar Edi Ramësn.
Kujtojmë që Rama ishte një mbështetës i flakte i Hillari Klinton në garën presidencial, aq sa shkoi për të bërë fushatë dhe në SHBA. Në ato kohë në Tiranë qarkulloi një batutët, se “sikur Rama të mos e kishte mbështetur Hillarin, ajo kishte mundësi të fitonte”. Këtë duket se ka pasur parash dhe Kaba sot në komentin e tij për Ramën që mori më qaf Juventusin.
Në foto: Rama duke pirë cigare pas humbjes së Juventusit përballë Realit të Madritit, 1-4