U la jashtë listave të kandidatëve/Ja reagimi i Enno Bozdos…

0
148

Enno Bozdo, Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike, shprehet se tani nuk ëhstë koha për keqardhje, por për angazhimin e gjithsecilit prej demokratëve në fushatë.

Gjithashtu Bozdo e cilëson si të pandershme kërkesën e bërë pak ditë më parë nga ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri Mbrojtjes Arben Imami për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së, shkruan gazeta Shqiptare.

“Sekretari organizativ i shërben Partisë Demokratike në çdo pozicion të mundshëm. Keqardhje? Kjo e tashmja nuk është koha për keqardhje, por për mobilizim nga gjithsecili prej nesh.

Nuk është e ndershme që të kërkon shkarkimin e kryetarit të një partie politike kur fushata sapo ka nisur.

Unë arrij të kuptoj gjithçka, edhe emocionet njerëzore, por fushata është betejë dhe në betejë disiplina është e shenjtë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë betejë”, tha Bozdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here