Shkarkimet e zyrtarëve të LSI/ Kejdi Mehmetaj: Po na godasin politikisht

0
191

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas shkarkimeve masive të zyrtarëve të saj nga Task-Forca e ngritur për monitorimin e fushatës dhe që drejtohet nga zv/Kryeministrja Ledina Mandija.

Deputetja Kejdi Mehmetaj në një deklaratë për mediat tha se kjo Task Forcë po përdoret për hakmarrje politike kundër LSI-së.

Ajo deklaroi gjithashtu se zyrtarët e LSI që janë hequr nga puna do të rikthehen më 26 qershor, një ditë pas zgjedhjeve.

“Është një skenar i njohur për ne dhe s’mund të prisnim gjë tjetër nga marrëveshja e errësirës, që duan vetëm të hakmerren ndaj LSI. Hakmarrja primitive dhe kanosja me vendin e punës janë pasojat e asaj marrëveshjeje të errësirës. Ju bëj thirrje punonjësve të administratës të mos ndihen të frikësuar, sepse koha e hakmarrjes politike ka mbaruar përgjithmonë”, tha Kejdi Mehmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here