Pasi e përmendi dje në emisionin “Opinion”, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka reaguar në Twitter për Kryeministrin Edi Rama.
Ai ka thotë se nuk ka ndërmend të merret më asnjëherë me Ramën.
“I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri”, shkruan Dule në Tëwtter.
Dje Kryeministri Rama sulmoi Vangjel Dulen duke thënë se u largua si nënkryetar i Kuvendit kur në qeveri hyri edhe PBDNJ, ndërsa tani është në listën e PD në Vlorë së bashku me një çam.
I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri.
— Vangjel Dule (@edoyles) June 2, 2017