“Më hoqi LSI nga puna”, reagon ish-kryebashkiaku Tushaj: Ja e vërteta e largimit të punonjëses nga fasoneria

0
312

Ditën e sotme një nga banoret e Lezhës punonjëse e një fasonerie i ka kërkuar ndihmë Kryeministrit për tu rikthyer në punë pas largimit ku si pas saj qëndronte LSI.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar kandidati për deputet i LSI Viktor Tushaj i cili e quan këtë një inskenim të përgatitur për të deniugruar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Tushaj sqaron me detaje si si qëndron e vërteta e largimit të punonjëses së larguar nga fasoneria.

Postimi i plotë:

 

U njoha me rastin e nje zonje te punesuar ne nje fasoneri ne Lezhe dhe pergjigjen e Kryeministrit per “largimin” e saj nga puna e meparshme. Keqardhja ime me e madhe eshte per perdorimin Live e sy per sy te zonjes se nderuar, per qellime banale elektorale. Me i shemtuar se skenari i i largimit te saj nga puna ne 2013, eshte teatri i inskenuar sot per te thene qe fajin per kete e paskershka LSI. Por ideatoret dhe zbatuesit e ketyre skenareve mediatike per denigrimin e LSI, me qellimin e pashprese per te frenuar rritjen tone te pandalshme dhe keputjen e lidhjes njerezore qe ne kemi me mbeshtetesit tane, si zakonisht nxitohen, gabojne dhe harrojne qe e verteta del ne shesh.

Faktet:
Sikunder e vertetojne shkresat e bashkangjitura, largimi i zonjes ne 2013 nga puna e saj ne ISSH, nuk ka asnje lidhje me LSI. Zonjes jane lidhur nga drejtuesi i institucionit asokohe 4 kontrata pune provizore rresht me qellim mbajtjen e saj ne pune deri ne momentin e votimeve. Kontratat qe kane nje afat te percaktuar, ne momentin mbarimit marredhenia e punes nderpritet automatikisht. Jane nga ato kontratat qe PD firmoste me nxitim ne perpjekje per te qendruar ende ne pushtet. Por me i rende se keqperdorimi qe i ka bere besimit te zonjes, Partia Demokratike ne 2013 eshte ai i sotmi.

Si fillim, biznesi me te cilin bashkebisedoi Kryeministri sot, edhe nga denoncimet mediatike, ka probleme te renda ligjore ne marredhenien me punonjesit, si me pagat, me sigurimet, me punesimin e shfrytezimin e minoreneve, etj. Nje kryeminister ka pergjegjesine qe perpara se te beje show publik me hallet e njerezve te pyese dhe te interesohet realisht per problemet e tyre. Nese Kryeministri do kishte pasur vertete deshire per ti ndihmuar e per ti qare hallin atyre grave te ndershme te fasonerise, duhet ti kishte pyetur per rrogen qe marrin, a e justifikon rroga punen qe bejne dhe ne fund cfare lidhje ka kjo fabrike me shtetin qe duam te bejme dhe mireqenien per qytetaret.

Une e kuptoj qe eshte me e lehte te drejtosh gishtin te LSI apo gjetke, sesa te vetja per te dhene pergjigje per deshtimin ne krijimin e 300.000 vende te punes qe u premtuan e sollen ne pushtet PS ne 2013. Gjithsesi, arroganca te tilla do peshohen, vleresohen e do njohin verdiktin e qytetareve ne voten qe do hedhin ne 25 Qershor. Kjo eshte dhe nje nga arsyet pse ne duhet te jemi force e pare. Per ti dhene shqiptareve nje shans te jene te barabarte dhe te kene mundesi te njejta per punesim, mireqenie dhe arsim.

https://www.facebook.com/TushajViktor/videos/1663815060300212/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here