Ilir Meta takim me banorët në Kamëz: LSI jep besim, të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike…

0
264

Lëvizja Socialiste për Integrim iu jep besim të rinjve. Gjatë një takimi me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit, ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta tha se në këtë parti e gjejnë vetëm gjithnjë e më shumë të rinj e të reja.

Ilir Meta: “Mesazhi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është një mesazh bashkëpunimi, është një mesazh harmonie. Te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja.”

Ndërsa kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, dhe nënkryetari, Luan Rama, garantuan se LSI-a do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Ata nënvizuan se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet, duke e vënë theksin tek punësimi i mirëpaguar.

Të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike, sepse aty gjejnë veten dhe sepse për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të rinjtë e duan LSI-në sepse ajo u jep besim.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1579725282040724/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here