PS e PD në hullinë e përbashkët “kuq e zi”: Ku humbi “bluja”, simbol i demokratëve

0
214

Pas marrëveshjes së arritur me kryedemokratin Basha, kryeministri Rama u rrek të theksonte një ditë më pas në mitingun e mbajtur tek piramida, se gjithçka u bë për Shqipërinë. Madje shpehesherë këto kohë ai ka folur për ngjyrat kuq e zi, duke theksuar se në rradhë të parë përtej partive duhetë të jetë Shqipëria.

 

Më tej në këtë kontekst, Rama ka kërkuar votën për PS-në, si e vetmja forcë sipas tij që ccon vendin ëprpara e kryen reforma shtet ndërtuese. “25 qershori nuk duhet të jetë as blu, as jeshil por kuq e zi”, ripërsëriti edhe sot Rama. Por ajo që bie në sy është fakti se në të njejtën hulli të ngjyrave “kuq e zi” është përfshirë edhe Partia Demokratike, më së paku sa i ëprket simboleve.

Nëse do të vëreni me vëmendje simbolin e ri të fushatës së PD-së në këto zgjedhje, “Republika e Re- Ekonomi e fortë, E nesërme e sigurtë”, duket qartazi se simboli personfikues i demokratëve në 27 vite, ngjyra blu ka humbur. Në sloganin e ri të PD-së mbizotëron shqiponja dhe ngjyrat kuq e zi, një ndryshim radikal ky sic ishte edhe vetë lista e kandidatëve të kësaj force për zgjedhjet e 25 qershorit.

 

standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here