Monaco skuadra më e fortë në Europë

0
159

Monaco mund të konsiderohet skuadra më e mirë në Europë, kjo sa i përket pikëve të grumbulluara në sezonin e fundit. Fituesja e ligës së parë Francë ka qenë ekipi me rezultativ mes kampionatëve më të mirë të Europës.

95 pikë në 38 ndeshje ka marrë ekipi i principatës duke lënë pas PSG e milionave dhe me futbollistë shumë mirë të paguar. Lojtarët e Leonardo Jardim kanë shënuar plot 107 gola.

Real Madrid, kampione në Spanjë ka marrë në po 38 ndeshje, 93 pikë. Edhe pse ndoshta ka futbollistet më të mirë në botë, Los Blancos kanë shënuar 106, një më pas se ata të Monaco.

93 pikët e Chelsea kampion në Premier League erdhën pas 85 golave të shënuar. Skuadra e Antonio Conte është treguar cinike, ose Premier League është kampionat më i fortë.

Juventus për të 6 herë radhazi kampione grumbulloi 91 pikë por bardhezinjtë pragmatistë kanë realizuar 77 gola.

Bayen Mynchen për të 5 herë radhazi kampion është skuadra ndër kampionatët më të mirë të Europës që ka grumbulluar më pak pikë 82 me 89 gola të shënuar.

Por forca e këtyre kampionëve do të shihet më qartë sezonin e ardhshëm kur të zbresin në arenën e Champions League.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here