Dëshmitë/ Familjarët e helmuar në mitingun e PD flasin nga spitali: U këputëm që në fillim, ç’ndodhi më pas

0
287

Mes 140 personave të helmuar në mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike janë edhe Flutura Beqiri,   Anxhela Bukaçi dhe Barbara Doda me vendbanim ne Tirane. Në video më poshtë shihen Flutura dhe Anxhela (teze dhe mbesa) të cilat marrin mjekimin  e nevojshëm.

 

 

Në një prononcim dhënë gazetares Elda Menga për “BalkanWeb” ato tregojnë se kanë qenë të vendosura pranë podiumit ku ka folur kreu i PD-së Lulzim Basha. Ato thonë se janë ndjerë keq sapo ka nisur mitingu por nuk kanë kuptuar gjë, ndërsa sot në mëngjes kanë shkuar me urgjencë në spital.
“Kemi qenë bashkë me tezen pranë podiumit ku ka folur Basha. Jemi ndjerë keq menjëherë sapo ka nisur mitingu por nuk kuptuam gjë se nga na erdhi. Menduam se ishte nga lodhja ose njerëzit e shumë. Shkuam në shtëpi dhe në mëngjes ikëm në spital se nuk po rrinim dot më. Sytë i kishim flakë të kuq, na merreshin mendtë, nuk di ç’të them. Nuk e di nga na erdhi. Kur erdhëm këtu e kuptuam”, shprehen për “BalkanWeb”, ndërsa vazhdimisht marrin serum dhe kryejnë analiza.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë 140 raste me simptoma të tilla, por ende nuk është zbuluar shkaku.

(m.k/BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here