Flet për herë të parë zyrtari i lartë i DASH që negocioi marrëveshjen Rama-Basha

0
227

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, i konsideruar si personi që i vuri vulën marrëveshjes Rama-Basha që ktheu opozitën në zgjedhje flet për herë të parë.

 

 

Sipas zyrtarit të DASH, opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm, ndërsa kryeministrit shqiptar iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm, që të bindte PD. Ai e konsideron arritjen e marrëveshjes një të mirë për Shqipërinë.

“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë maqedonia, ku presidenti ivanov vendosi tia japë mandatin koalicionit në Parlament që ka mazhorancën, ëm nëyrë që ti hapët rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmorri një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”,- tha zyrtari i DASH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here