Atentati me 2 të vdekur në Vlorë, kush ishte biznesmeni, shënjestër e autorëve (Emri+Foto)

0
271

Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes që tronditi sot qytetin e Vlorës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 persona. Fill pasi mbeti i vrarë me armë zjarri drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu, pak minuta më vonë u konfirmua se viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur edhe biznesmeni Erven Hyseni, pronar i televizionit ‘Vlora Channel’ në qytetin e Vorës, i cili ishte edhe shënjestra e atentatorëve. Ai ka mbetur i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës tek sheshi i ‘Falmurit’, pranë një lokali, ndërsa Roaland Saliu ka humbur jetën në vendngjarje pa pasur mundësi të dërgohet në spital. Dyshohet se drejtori i OSHEE ka mbetur i vrarë gabimisht.

Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here