Janë identifikuar dy personat që kanë humbur jetën pas një sherri me thika të ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rezervuarit të kësaj zone. Njëri prej personave ka ndërruar jetë në vend, e tjetri në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Lulzim Qeme është goditur me thikë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa Yzedin Shalari ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Ai kishte marrë plagë të shumta.
I plagosur në gjendje të rëndë është Eduart Xhaferri.