Kapet shqiptari, kreu i bandës famëkeqe në Spanjë (FOTO)

0
355

Një 42-vjeçar shqiptar, kreu i një bande famëkeqe që merrej me vjedhje në Spanjë, është dënuar me dy vite burg nga gjykata në Palma (Majorca), një ditë më parë.

Shqiptari, personi që shini në fotografinë më poshtë, është në burg që prej tetorit 2016.

Banda të cilën ai drejtonte, e njohur edhe si “la banda del taladro”, e përbërë nga shqiptarë, ka vjedhur më shumë se 300 shtëpi në gjashtë vitet e fundit.

Shqiptari 42-vjeçar,  identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, është dënuar për një vjedhje të kryer në vitin 2015 në Santa Ponça. Dënimi megjithatë është konvertuar në dënim me kusht, për shkak se ai nuk kishte asnjë dosje penale deri më tani. Por, ka ende shumë padi që rëndojnë mbi 42-vjeçarin, shkruan syri.net.

Mëngjesin e 14 prillit 2015, ai bëri një vrimë në gardhin metalik që rrethonte vendbanimin luksoz dhe hyri në vilë duke arriti që të hapë derën kryesore.

Shqiptari ka marrë 900 euro, 400 paund, një xhaketë lëkure të markës “Dunhill”, një tjetër të markës “Dolce & Gabbana”, një stilolaps dhe një çantë të markës Montblanc dhe dy shami dore “Burberry”.

Pas një hetimi të gjatë, policia ndaloi 42-vjeçarin.

Operacioni i koduar “Boqueta” i “Civil Guard”, shkatërroi bandën vitin e shkuar. Hetuesit vlerësojnë se anëtarët e saj kanë vjedhur objekte, para dhe bizhuteri me vlerë 15 milionë euro, gjatë këtyre viteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here