Aleati i Ramës: PS nuk merr më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit

0
251

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka deklaruar se Partia Socialiste nuk do të marrë më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai është i mendimit se në këto zgjedhje PD dhe LSI do të kenë një rritje, ndryshe nga PS që nuk pritet të ketë diçka të tillë.

“PS do të jetë parti e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament. Parashikoj rritje të lehtë të PD dhe LSI. Do të ketë patjetër koalicion pazgjedhur. Në Shqipëri nuk ka terren për koalicionin PD-PS, pasi edhe elektorati nuk ka kulturë të galltisë këtë”, është shprehur Paskal Milo në një intervistë për Report tv.

Kurse Kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka deklaruar se PS do të marrë e vetme 71 mandate për të qeverisur e vetme, një shifër kjo tepër e lartë për t’u arritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here