Zbulohen emrat e ministrave teknikë të propozuar nga Basha

0
370

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim në Pallatin e Kongreseve përreth 40 minuta.

Temë kryesore besohet të jenë emrat e 6 ministrave teknikë që do të miratohen në seancën e së hënës së Kuvendit.

Emrat e ministrave vijnë si propozim i Partisë Demokratike, ndërsa emërimi i tyre do të bëhet me konsensus.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryetari i PD-së i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Takimi ka zgjatur disa minuta dhe asnjëra palë nuk ka preferuar të bëjë ndonjë koment për mediat.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim në Pallatin e Kongreseve.

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helda Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Dhe ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here