Porositë e Ramës për socialistët para darkës: Dilni derë më derë, dua 71 mandate

0
177

Deputetët socialistë dhe kandidatët për deputetë kanë marrë porositë e para nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar tek “Xibraku” para se të shtrohen në një darkë.

 

Burime pranë mbledhjes konfirmojnë për gazetaren Marsela Karapanço se Rama ka thënë të ketë arritur me Bashën marrëveshjen më të mirë të mundshme dhe ka kërkuar një super organizim për zgjedhjet e 25 qershorit. Synimi që kryeministri e ka bërë publik një ditë më parë është ndarë edhe me socialistët. “Të marrim 71 mandate vetëm”,- mësohet të ketë thënë Rama, raporton BalkanWeb.

“Për të arritur këtë bëni fushatë derë më derë, të mos lini njeri pa takuar”,- mësohet të ketë thënë kryeministri

Mësohet se kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe LSI-së, për të cilën tha se i ishte lutur për një koalicion “I lutëm për koalicion që në tetor. Jo sot, jo nesër, Nuk deshën”, ka thënë Rama ndër të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here