Rrëfimi pa dorashka i çiftit Haradinaj: Sfidat që kemi kaluar në jetë dhe një batutë për rrobat e plazhit

0
165

Anita dhe Ramush Haradinaj janë shfaqur për herë të parë bashkë në një studio televizive. Ata u rrëfyen në një intervistë ekskluzive për “Pasdite në Top Channel”.

 

Në një intervistë shumë sportive dhe tejet të këndshme me moderatoren Jonida Shehu, çifti Haradinaj, vinin për herë të parë në Shqipëri në një intervistë të dy së bashku. Ata folën për një tjetër periudhë të vështirë që pësuan në jetën e tyre muajt e fundit, për familjen, karrierën dhe planet e mëdha politike.

“Jemi të gëzuar sepse jemi bashkuar prapë. Fatkeqësisht koha është ajo që na mungon sepse kemi shumë punë”, thotë Ramush Haradinaj, duke vijuar se është i pastër para ligjit në Kosovë dhe atij ndërkombëtarë, e megjithatë e vetmja që e konteston është Serbia, vijon ai.

Megjithatë, gjatë intervistës Haradinaj nuk ka harruar kurrsesi falenderimet e përzemërta për përkrahjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve në ato momente të vështira, duke pranuar gjithashtu se nuk e priste që do t’i vinte gjithë ajo dashuri.

I pyetur nga moderatorja Shehu, nëse i ka lodhur e gjithë kjo situatë, Haradinaj përgjigjet:
“Cila është alternativa nëse lodhesh?! Të heqësh dorë nga ajo që mendon, që ke?!” – Jo, përgjigjet Haradinaj, sepse ne shqiptarët jemi populli më autokton, lufta për liri është një luftë e drejtë e popullit tonë, por megjithatë e ndjeja padrejtësinë që po më ndodhte! Por nuk frikësohem nga asgjë!Duke shtuar se i ka ardhur shumë keq që kjo që ndodhi me mua, ka qenë një shqetësim për Anitën, për fëmijët e mi dhe prindërit, por është ndjenjë e njëjtë e secilit prej nesh dhe mendoj se secili e ka përjetuar.

Ndërsa bashkëshortja e tij, spikerja e RTK-së, Anita thotë se ajo që ndodhi nuk zhbëhet më, sfidat të forcojnë më shumë, ndaj ne jemi të gatshëm që të “përveshim mëngët” e të bëjmë një shtet të drejtë për ne e për fëmijët tanë. Unë nuk lodhem sepse ai që nuk lodhet është fitues, ndaj unë kam besuar në këto vlera, ndaj kam luftuar.

Për sa i përket të intervistuarit si çift, ajo tha se ndjehet e sigurt kur është në intervistë me Ramushin. Ndërsa për kreun e AAK-së e gjitha kjo është pak e sikletshme meqë e shoqja e ka gazetarinë në gjak. Anita dhe babai i saj më kanë dhënë jo pak këshilla prej profesionistësh, po sa kanë vlejtur?! Ndërsa për Anitën çdo debat televiziv i Ramushit, ose vëllezërve të tij duhet parë me vëmendje dhe e gatshme për të mos toleruar për kritika të ndryshme.

Momenti i mbërritjes në Prishtinë, ka përkuar me ditën e lindjes së djalit të tij të madh, Gjinit i cili mbushi 13 vjeç. Anita kujton mësimet që i dha fëmijëve gjatë momentit të pritjes së Ramushit, në aeroportit “Adem Jashari”. U mundova t’i shpjegoj se si te sillen kur te vij Ramushi, meqë kishte edhe media, por fotoreporterët po me lusnin të ishin përqafimet më të ngadalta, sepse duke pasur parasysh që Ramushi i bën gjërat shpejt e shpejt, i thashë fëmijëve se përqafimet me të, duket ti kryenin me xhiro të ngadalta”. E megjithatë Anita mendon se pritja do të ishte më e çlirët pa praninë e medias.

“Më 27 prill mijëra njerëz nga Ballkani, e përfaqësi të tjera që thoshin se vijmë nga Maqedonia, vijmë nga Kanadaja, nga Europa etj, kishin shumë emocione, unë gjithashtu isha në emocion të vështirë, sepse s’dija si ta përballoja ndonjëherë. Unë doja të vija edhe në Tiranë fill pas Prishtinës për të thënë faleminderit Tiranë që më mbështetet, veç prej simbolikës, por axhenda ishte tejet e ngjeshur”, vijon Haradinaj.

“Nuk është më Kosova e pavarur, shpërblim i tepërt për shqiptarët. Kosova është rezultat i të gjithë neve dhe ngacmimet që ndodhin kundrejt meje janë për ta përmbysur Kosovën sepse ajo ka ende detyra për të plotësuar. Ndaj duhet me e vendos vetë shqiptarët se si duan të jetojnë, të ndarë nga njëri-tjetri apo të bashkuar, unë me këtë mendim jam, qoftë edhe me referendum. Nëse unë kam një obligim jetësor e kam ndaj popullit tim”, thotë Ramushi.

Anita tha se, është rritur me Ramushin dhe ne si gjeneratë jemi rrit në kushte të vështira gjatë luftës, por përsëri e kam pasur një shpresë që Ramushi do të kthehet, megjithatë jam ndjerë e vogël para atij populli që ka humbur, bijtë në luftë, burrat dhe atdhetarët. Shteti ndërtohet vetëm me një gjeneratë që e duan popullin e tyre dhe që janë patriotët.

Por si është Anita si zonjë shtëpie? “Anita gatuan shumë mirë, për mua dhe për fëmijët”-thotë Ramushi.

“Atë ditë kur u kthye Ramushi, lagja ku jetojmë ne kishte organizuar një pritje, më pas të nersërmen erdhën vëllezërit e Ramushit dhe kunatat, por edhe miq të tjerë, por megjithatë akoma se kemi gjetur një moment që të gatuajmë e të bëjmë plane për një mbrëmje dedikuar familjes”, tregon Anita. “Atij i pëlqen pula e fshatit, megjithatë nëna e tij e gatuan shumë mirë dhe aty nuk futem në konkurrencë me të”, shton ajo.

“Pulën e kam qejf vetëm të zier në kripë, sepse më pëlqejnë gjërat tradicionale, megjithatë Anita gatuan çdo gjë dhe unë nuk jam tip që bëj naze, ha çdo gjë, sepse që i vogël kemi qenë shumë fëmijë dhe ato që na nxirrnin, hanim dhe iknim”.

Por me të gjitha këto angazhime a ka një moment që Ramushi ulet dhe luan me fëmijët?!
“E pyeta një herë Trimin, djalin tonë më të vogël, e më tha që jam një babi shumë i mirë, dhe arsyeja ishte sepse një herë i kisha çuar në shkollë e një herë tjetër i kisha blerë çokollata”, thotë ish-komandanti i UÇK-së.

“Megjithatë vijon ai, njëherë në javë, shkojmë në mal për ecje me fëmijët, dhe unë jam trajneri i Anitës. Anita është shumë strikte në sport, pa marre parasysh se sa e lodhur është, ose sa gjumë ka fjetur një natë më përpara, nuk jeton dot pa sportin, s’ka lidhje vetëm me format perfekte por i është kthyer në një filozofi”.

Anita Haradinaj tregon gjithashtu që ka dëshirë të përzihet sa më pak në punët e politikës dhe mendimi i saj është vetëm kur i kërkohet ndihmë.

Funksionojmë si njs ekip, thotë Anita, sepse ne kemi qenë të njohur në Kosovë para se të martoheshim. “Ne kemi qenë me këtë lloj jete dhe fëmijët na kuptojnë kur s’mund ti përkushtohemi shumë, por me kalimin e viteve mësohesh, bëhet mënyrë jetese”, tregon ajo.

“Deri tani jemi shumë mirë dhe s’kemi pasur ndonjë konflikt serioz me kunatat”, vijon zonja Haradinaj.

“Duket si me qenë motra”, e pason Ramushi. E megjithatë duket se zgjedhjet e parakohshme nuk i kanë lënë shumë kohë të shijojnë rikthimin e Ramushit e as për të menduar për pushime, megjithatë nga gjysma e korrikut ata premtojnë për një shkëputje e të shijuarin e bregdetit Jon, pikërisht në Dhërmi.

“Është pak problem, sepse më njohin e kërkojnë foto por s’mund të dal komandanti me rroba banjo”, thotë Kryetari i AAK-së, i cili thotë se ekzistojnë mundësitë për të qenë forca e tij politike, fituese në këto zgjedhje./Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here