Presidenti i Polonisë uron Metën: Përvoja juaj do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit

0
135

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, uron z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.
Përmes një telegrami urimi, Duda shprehet se Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.
“Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e sinqerta në emër të kombit polak dhe në emrin tim. Me këtë rast, më lejoni të theksoj, që Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të dobishme me Shqipërinë. Unë besoj se marrëdhëniet diplomatike, 80-vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpunimi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më te”, deklaron presidenti polak.
Gjithashtu, Presidenti i Polonisë thekson se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Unë jam i bindur se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ju lutem pranoni, Z. President urimet më të mira për suksese në realizimin e misionit tuaj i cili do të shërbejë për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të Shqipërisë”, thuhet në telegramin e urimit për presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here