Meta pret Ramush Haradinaj për herë të parë në Shqipëri pas lirimit

0
198

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kreu i AAK Ramush Haradinaj ka zhviluar vizitën e parë zyrtare në Shqipëri pa lirimit nga autoritetet franceze. Ai është pritur nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.

 

 

Haradinaj e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Meta pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të z. Haradinaj në Kosovë vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.

Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here