Ish ambasadori i OSBE-së Kosovë: Kam një projekt për unifikimin e shqiptarëve

0
174

Ish-Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker tha se ka ardhur në Kosovë aq shpesh që prej përfundimit të luftës me të vetmin qëllim që shoh Kosovën që të ecë me hapa që të gjithë i kanë pritur që nga viti 1999.

Duke folur në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të themelimit të AAK-së, Walker tha se kësaj radhe ai ka ardhur në Kosovë pasi përfaqëson një projekt të ri në të cilin është duke punuar, raporton KP.

“Qëllimi i këtij projekti që jam duke punuar është për të gjithë shqiptarët, në Kosovë në diasporë, në Shqipëri. Jam duke punuar në një projekt të përbashkët të unifikimit të tyre. Pra, kam ardhur këtu dhe ky projekt që kam themeluar është me i sjellë shqiptarët kudo që janë në një projekt të përbashkët, t’i bëjmë shqiptarët bashkë. Shqiptarët në botë janë bashkuar në vitet e 90-ta për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës, isha bashkë me ta kur u shpall pavarësia, të gjithë shqiptarët erdhën dhe u bënë bashkë e festuan, tani është koha pas pavarësisë hapi i fundit është që të gjithë ju të bëheni bashkë dhe t’i materializoni të gjitha ato të arritura”, tha Walker.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here