Sistemi imunitar i delfinëve po dobësohet si pasojë e ndotjes së oqeanëve

0
185

Botuar nga Charlotte England; Independent me 12 May 2017.

Studimi i parë i cili u mor me delfinët e egër e që jetojnë në oqeane rezultoi se kafshët që jetojnë në akuarium janë më të shëndetshëm. Studimi zbuloi se delfinët e egër kanë sistem imunitar më të dobët se sa delfinët e zbutur të akuariumeve për shkak të ndotjes së ujit të deteve. Studiuesit krahasuan shëndetin imunitar të katër grupeve të delfinëve hundëshishe të cilët jetojnë në akuariume dhe përgjatë brigjeve të Amerikës.

Ndotësit e gjendur në oqeanet përreth Floridës dhe Karolinës së Jugut rezultuan të ndikonin në në sistemin imunitar të delfinëve të egër, duke e bërë më të vështirë për kafshët rezistencën ndaj baktereve, këpurdhave,viruseve dhe parazitëve. Sistemi imunitar i delfinëve të egër rezulton të jetë “aktiv kronik” si pasojë e mjedisit të ndotur në të cilin ato jetojnë,u shpreh autorja e këtij studimi Patricia Fair, një profesore kërkimore në Universitetin e Mjeksisë së Karolinës së Jugut.

“Kjo vjen si rezultat i ndërhyrjes dhe luftimit të sëmundjeve të shkaktuara nga patogjenë,parazitë dhe ndotës antropogjenë të oqeanëve të cilat nuk ekzistojnë në habitatet e kufizuara dhe të mbrojtura zoologjike.”-shpjegoi ajo.

“Çelësi për një sistem imunitar të shëndetshëm,është ekuilibrimi ndërmjet të qenurit të aftë për të identifikuar organizmat e rrezikshëm dhe mbi-stimulimit dhe ky studim demostron rëndësinë e mjedisit në këto reagime.”

Delfinët që jetojnë në oqeanin e Charleston të Karolinës së Jugut ishin të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes industriale dhe si pasojë vuanin nga më shumë sëmundje. Studiuesit thonë se delfinët janë të shumtë në zinxhirin ushqimor për këtë arsye ata grumbullojnë çdo toksinë të presë së tyre. Ndotësit industrialë të lëshuar në ujë akumulohen tek mikroorganizmat, të cilët hahen nga peshqit ,të cilët hahen më pas nga delfinët.

Në çdo fazë të këtij zinxhiri ushqimor toksinat bëhen akoma më shumë të koncentruara. Studiuesit sugjeruan që zbulimet e këtij studimi mbi delfinët mund të shkaktojnë gjithashtu komplikacione në shëndetin e njerëzve të zonës,ashtu sikur se peshkatari i zonës ashtu edhe banorët janë të ekspozuar dhe konsumojnë të njëjtat toksina. Ndërkohë,sasi të mëdha zhive toksike janë gjendur në delfinët që jetojnë në lumin Indian në Florida. Doktori Gregory Bossart,një bashkëautor i studimit dhe oficeri veterinar kryesor në akuariumin e Georgias shprehet se pasojat e aktivizimit kronik të sistemit imunitar të delfinëve mund të jenë tejet të rënda.

“Tek njerëzit,ky lloj i tejzgjatur inflamacioni shoqërohet me kancer,sëmundje auto imune ,sëmundje kardiovaskulare dhe një rritje të predispozitës për t’u prekur nga sëmundjet infektive”-thotë ai. Nga ana tjetër, delfinët e mbajtur në akuariumin e Georgias në ujë të pastër kishin sistem imunitar më të shëndetshëm i cili ndodhej në shumë më pak tension, tha Dr.Bossart.

Delfinët nën përkujdesjen njerëzore janë të ekspozuar ndaj më pak patogjenëve për shkak të kontrollit mjedisor të ujit dhe cilësisë së ushqimit dhe për shkak të programeve mjeksore parandaluese. Si pasojë, përgjigja e imunitetit të tyre është më e shpejtë dhe më e shkurtër. Gjetjet tona sugjerojnë se delfinët e egër kanë sistem imunitar vazhdimisht të aktivizuar dhe të rrezikuar.

Ai shtoi: “Këta delfinë të egër po përpiqen të na thonë diçka dhe ne nuk po i dëgjojmë. Si një gjallesë rojtare,delfinët janë një mënyrë e rëndësishmë për të matur shëndetin e përgjithshëm të oqeaneve tona.Nëse delfinët e egër nuk janë mirë, ateherë mund të ketë pasoja të ardhshme në shëndetin e oqeaneve dhe madje në shëndetin tonë./mjedisisot

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here