Bëri nënën për spital duke e rrahur, pranga 31-vjeçarit në Pogradec (Emri)

0
200

Një 31-vjeçar është arrestuar në qytetin e Pogradecit pasi akuzohet për dhunë në familje. Gentian Çoçka, banues në fshatin Çërravë, ra në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij. Policia arriti të bëjë të mundur arrestimin në një kohë të shkurtër të autorit të ngjarjes.

 

 

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 14.05.2017, ky shtetas në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, nënën e tij shtetasen D.Ç, e cila ndodhet në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here