Mesazhi i parë në protestës së opozitës para kryeministrisë, pas Himnit të Flamurit, është dhënë nga një e re e quajtur Zamira.
“Unë jam Zamira nga universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë. A mund ta lejojmë ne si qytetarë, z.Rama, ta vrasë pluralizmin politik në Shqipëri?
Jo, në asnjë mënyrë, me të gjitha kostot që mund të marrim,. Qytetarët e Shqipërisë e kanë bërë fatin e tyre 27 vite më parë.
Kam ardhur për të përcjellë mendimin e qindra pedagogëve që shohin përditë në auditore, studentët e dëshpëruar për diplomat e pavlera.
Ne qytetarët e lirë nuk kemi lidhje me politikë të shkëputur nga realiteti. Jemi këtu sot të gjithë bashkë për të drejtat tona, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pavarësisht kostove.”