Paloka i përgjigjet Ramës: Nuk ke parë asgjë akoma …

0
197

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama për protestën që mbajti sot opozita.

 

 

Paloka ironizoi kreun e qeverisë se merr vesh nga numrat dhe se i numëroi qytetarët që u ngritën sot kundër tij. Nga ana tjetër demokrati paralajmëroi Ramës se ende ky i fundit nuk ka parë gjë akoma dhe se numërimi mbrapsht po troket.

REAGIMI I PALOKËS
Çdo shqiptar e di se sa merr vesh nga numrat Edi Rama. Sot i numëroi qytetarët që u ngritën kundër tij ashtu siç ka numëruar këto katër vite plantacionet e kanabisit. Ashtu siç ka numëruar 300 mijë vendet e punës dhe rritjen e rrogave.

Shqiptarët sot treguan masivisht se nuk do të lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Shqiptarët ishin në bulevard kundër tij dhe veglave të tij, kurse Edi Rama ja mbathi jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana.

Nuk arriti t’i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës, nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve. Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e fortë të protestës me të madhe në histori. Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here