Aaleati i Bashës, i kundërpërgjigjet Edi Ramës flakë për flakë

0
660

 

Edi Rama ka shkruar sot mbasdite ne profilin e tij ne facebook nje mesazh me te cilin komenton protesten e Opozites. Menjehere nuk ka vonuar ti pergjigjet drejtperdrejte Edi Rames ne profilin e ketij te fundiit ne facebook, pedagogu Arian Galdini dhe njekohesisht aleati i Lulzim Bashes.

Ja mesazhi i plote qe Arian Galdini i ka shkruar Edi Rames:

Edi pse kaq pesimist ti? Pse e sheh sheshin gjysem bosh? Me mire beji foto tani, se e ke te gjithin bosh… A nuk te duket, se keqardhja jote per PD, ne fakt te sherben si mbushes zbrazetie vetjake qe ke ti ne paaftesine per te Qeverisur? 200 mije shqiptare braktisen Shqiperine gjate mandatit tend qeverises, e ti nuk u shqetesove hic, duke e konsideruar kete si zgjedhje personale te tyre. Tani mbi 700 mije votues, sipas certifikimeve 2013 – 2015, braktisin Panairin tend te Votave, e ti perseri nuk shqetesohesh duke e quajtur kete si zgjedhje te vete Opozites? Ti a ndjen ndonje pergjegjesi qe qindra mijera shqiptare braktisin vendin qe qeveris ti dhe kinsezgjedhjet qe do te besh ti? Apo ti je i qete me vetengrefosjen tende, se ty te mjafton nje Shqiperi me vetem ata qe te votojne ty, e te tjeret u sikterosshin? Te pakten mos harxho parate tona publike per kete fushate antielektorale qe po ben me veten dhe krejt i vetem… Nuk ka zbrazeti me te madhe sesa procesi yt vetezgjedhor. Nese ti mendon se 1 milion shuplakat e tua jane si hu kunder pjeses tjeter, kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Nuk eshte as e drejte, as solidare, as europiane, nje Shqiperi ku Shumica ‘rreh’ me shuplake pjesen tjeter te shqiptareve qe votojne e mendojne ndryshe a kunder. Jepi paqe vetes, jepi paqe vendit. Kupto se Shqiperia eshte e te gjitheve e qeverisja e shumices. Shumicat nuk rrahin e as perjashtojne pakicat. Sepse Shqiperine e kane se bashku te gjithe… Gara e ndershme dhe e barabarte u jep mundesi Pakicave te behen Shumica, e Shumicave te behen Pakica. Por Shqioerine e kemi se bashku. Ti nuk na perjashton dot as nga Shqiperia e as nga Zgjedhjet. Faleminderit nese ke durimin te me lexosh e miresine te me konsiderosh ne cka po te shkruaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here